“South Park – Shop & Go” përfaqëson ndërthurjen e një qendre tregtare multi-funksionale të një koncepti të veçantë të parealizuar deri më tani në Kosovë. I lokalizuar në hyrje-dalje në Jug të autostradës “Ibrahim Rugova” (R7), me qasje të shpejtë dhe të lehtë gjatë udhëtimeve, me vetëm 6 km larg nga qendra qytetit të Prizrenit. Shumë bende kombëtare dhe ndërkombëtare nga çdo sektor janë të pranishëm në South Park. Përveç shumëllojshmërisë së shërbimeve të shitjes me pakicë (Retail), poashtu përmban në vete një pompë derivatesh dhe Hotel. Hapësira e përgjithshme ndërtimore është mbi 15.000 m2 të dedikuara për shitjen me pakicë dhe shërbime të gastronomisë. Parkingu ka hapësirë për më shumë se 500 automjete dhe poashtu ka hapësira të veçanta për parkimin e autobusëve dhe furgonëve transportues. Ndër tjera South Park do të ofroj Stacionin e karikimit të Automjeteve elektrike (EV – Fast Charging). “South Park – Shop & Go” është vend i shkëlqyer për ndalesë gjatë udhëtimeve tuaja, vendi ku mund të shërbeheni me të gjitha kërkesat e juaja, dhe vend i rekreacionit. Koncepti “Shop & Go” prezanton ekskluzivisht qendra tregtare dhe hoteliere me qasje më të afërt, shpejtë dhe të lehtë gjatë gjithë autostradës “Ibrahim Rugova”.
Përveç hapësirave biznesore, South Park ofron hapësira të bollshme të gjelbërimit, rekreacionit, dy këndet e lojërave për fëmijë, hapësirave të shumta për parking, qasje për persona me aftësi të kufizuar në gjithë hapsirat e Parkut, mundësia për qarkullim me biçikletë dhe trotinet elektrik, dhe një peizazh të pastër urban. South Park i plotëson gjitha standardet më të larta të kualitetit të ndërtimit dhe veçanërisht standardet ekologjike e ato ndër-urbane.